Edmond Haxhinasto, kandidat i Aleancës për 'Shqipërinë Madhështore' në Qarkun e Elbasanit tha se Meta është një drejtues aktiv, edhe pse nga qelia.
Në emisionin Quo Vadis, Haxhinasto tha se komunikojnë me Metën me anë të letrave, bisedave telefonike, por edhe takimeve kur ja lejon ligji.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Madhështore deklaroi se mazhoranca i bleu me premtime disa nga emrat e Partisë së Lirisë.
Pjesë nga biseda:
Haxhinasto: Ne patjetër që atë që kemi premtuar e kemi mbajtur. Kemi bërë maksimumin që njerëzit t’i ndihmojmë, t’i angazhojmë. Ajo që vjen në këto momente, kundër kësaj partie është vepruar në mënyrë të egër nga mazhoranca aktuale. Janë targetuar njerëz të saj, janë tërhequr me premtime dhe një pjesë e tyre kanë rënë pre e këtyre oferteve nga partia në pushtet. Një parti e përcarë është një parti që ka 2 ose më shumë grupime. Ne kemi një qartësi shumë të madhe, mes të cilave mblidhemi, është programi ynë politik, një program që do të ndihmojë plagët. Programi ynë është shumë ulëritës për gjendjen që ka Shqipëria. Meta është drejtues aktiv.
Borakaj: Si komunikoni me Metën?
Haxhinasto: Me letra, me biseda telefonike, me takime, me të gjitha që lejon ligji.
Borakaj: Ka diskutuar edhe Meta për emrat në listë?
Haxhinasto: Padiskutim. Por, nuk jemi në kushte normale. E rëndësishme është që ne e kemi pasur një angazhim të fortë të forumeve, komunikim në kohë reale me Metën.
Lini një Përgjigje