TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2025, 22:21

Premtimet e Ramës, Spahiu: BE nuk e ka prioritet zgjerimin, Edi me Saliun e dinë që tani rezultatin e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Premtimet e Ramës, Spahiu: BE nuk e ka prioritet zgjerimin, Edi me Saliun e

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka si kartë elektorale integrimin në BE brenda 2030, kryetari i PD-së Berisha bëri dhe një premtim gati në kufijtë e absurdit duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.

Juristi Kreshnik Spahiu në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv, beson se integrimi në BE varet më shumë nga vendet e Bllokut europian dhe se premtimet janë pjesë e fushatës elektorale

Nëse BE nuk do të ketë prioritet zgjerimin e vet për shkak të forcave ekstremiste vijnë si dominancë në vendimmarrjen e BE-së,  apo disa vende të vendosin veton që Europa të mos zgjerohet ne sikur të bëjmë çudira sërish nuk do na pranojnë. Megjithatë Rama është në të drejtën e vet. Dikush na premton Europën deri në 2030, e dikush premton se do shkojmë në Amerikë pa viza. Kjo është propagandë elektorale. Kush e ha këtë propagandë elektorale e ha”, tha ai

Spahiu është i bindur se si Rama dhe Berisha e dinë që sot se kush do shpallet fitues dhe sa mandate do të marrë secili në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse ne nuhasim rezultatin e zgjedhjeve, Berisha dhe Rama janë dy personazhet me eksperiencën më të gjatë politike për shkak se kontrollojnë informacion më shumë, kanë struktura më shumë. Ata e dinë që tani në tavolinë cili është rezultati i përafërt i zgjedhjeve. Të dy kanë qasje të ndryshme si po e trajtojnë fushatën elektorale duke i paraprirë 12 majit. Askush nga të dy nuk po punon për 11 majin. Ata të dy e dinë rezultatin e zgjedhjeve. Vetë listat e kandidatëve për deputetë janë prognozë çfarë lexojnë në optikën e tyre rezultatin e 11 majit”, tha ai.

Spahiu tërheq vëmendjen tek fleta gjigande e votimit, për të cilën ai druhet se do të shkaktojë shumë fletë të pavlefshme prandaj nxit KQZ të bëjë një fushatë ndërgjegjësi për shqiptarët për mënyrën si të votohet.

"Fleta e votimit si çarçaf i shkaktoi pavlefshmëri 50% të votave të diasporës në zgjedhjet e 2021 Kosovës. Kam dyshimet e mija që me këtë fletën 60 centimetra, në disa provinca të Shqipërisë njerëz të moshuar do e kenë shumë të vështirë e do e çojnë dëm", tha Spahiu.

Lini një Përgjigje