Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot nga Elbasani partitë e reja opozitare duke i konsideruar si moçale të vogla që janë krijuar rreth kënetës, ndërsa deklaroi se vendosën në listat e mbyllura baballarët dhe tezet e tyre.
“Tani është mundësia për të bërë histori. Ata që janë në Bruksel duhet të marrin mesazhin e qartë që shqiptarët vendosën vazhdimin e negociatave, jo një lëkundje duke futur në mes qoftë edhe një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijaur rreth kënetës dhe i thonë vetes parti të rejam ‘jemi rinia që po vjen me baballarët me tezet në listat e mbyllura’. Kjo është eseca e 11 majit”, tha Rama.
Rama nuk la pa shigjetuar edhe kampin përballë dhe lënien e Dash Sulës jashtë listave.
“Ndërtoi Dash Sula i shkretë gjithë atë parti në Peqin dhe shkuan ia prishën natën partinë. U ngrit në mëngjes, ia kishin marrë partinë. Ia vodhën partinë natën Dash Sulës. Gjithë ajo parti atje, ka ngelur tani. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra gruri, se gjeli detit ngeli gjeli i detit tani pa parti”, tha Rama.
Lini një Përgjigje