TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 11:42

BKH dhe SPAK kanë në shënjestër biznesmenët që financojnë fushatën elektorale

Shkruar nga Pamfleti
BKH dhe SPAK kanë në shënjestër biznesmenët që
Kreu i SPAK, Dumani dhe Kreu i BKH, Hajnaj /

Nëpërmjet një audio-video para 3 ditësh, trafikanti peshkatar Gjergj Luca, tha: - Do mbështes me çdo mënyrë e me çdo gjë fushatën për Edi Ramën e PS, dhe nuk ma ndien për asnjë kushdo qoftë…

 Po përmendim tre fakte:

1. Një ditë pasi u krijua “Taskë Forca” e SPAK, për të zbuluar dhe goditur krimin zgjedhor, kryeministri Edi Rama, reagoi i nervozuar, duke i bërë thirrje Altin Dumanit, të mos gjurmojë administratën dhe mbështetësit e PS gjatë fiushtës.

2. Nëpërmjet një audio-video para 3 ditësh, trafikanti peshkatar Gjergj Luca, tha: - Do mbështes me çdo mënyrë e me çdo gjë fushatën për Edi Ramën e PS, dhe nuk nuk ma ndien për asnjë kushdo qoftë.

3. Katër ditë më parë, biznesmeni Ylli Ujka, që po grumbullon vota me pagesë për PS nga shqiptarët në Itali e Angli, zhvilloi një aktivitet elektoral mbështetës për qeverinë në Lezhë e Tiranë.

Përdorja e administratës publike dhe biznesmenëve trafikantë e jo trafikantë, është praktikë, mundësi dhe fuqi e Edi Ramës, për të mbledhur vota për PS, nëpërmjet kërcënimeve me largime nga puna e financime ilegale, siç kanë vepruar në zgjedhjet parlamentare 2017 e 2021.

Prandaj, Bablokun e ka alarmuar “Taskë Forca” e SPAK që do gjurmojë dhe godasë krimet zgjedhore, duke evidentuar biznesmenët që do përfshihen në fushatë me financime e përdorim të detyruar të punonjësve, në këmbim të përfitimeve që kanë marrë e do marrin nga qeveria.

P.sh., trafikanti Gjergj Luca, nëpërmjet kompanisë së tij “Rozafa Sh.p.k”, ka marrë falas 2 miliardë Euro pasuri shtetërore, liqenin e Xarrës, 8 hapësira detare në Sarandë, Vlorë, Durrës e Shëngjin dhe është tellall i Edi Ramës dhe PS në FB e në çdo fushatë, ndërsa Ylli Ujka ka marrë leje dhe troje për kulla në Tiranë e resorte në Lezhë.

Monstra të tilla lëpirës e këpusha të pushtetit, si Gjergj Luca, Ylli Ujka, Bashkim Ulaj, Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka e të tjerë të lidhur në interesa të pista me Bablokun, do mbahen nën mbikëqyrje nga BKH gjatë fushatës.

Këta janë skeduar dhe futur në operacionet e agjentëve të BKH, duke u vënë nën vëzhgim fizik e përgjime ambientale; nëse do mbështesin PS financiarisht, ose do angazhojnë kriminelë në zona dhe me presion ndaj punonjësve për votën.

Në momentin që do konstatohen veprime të paligjshme të tyre gjatë fushatës, qoftë edhe me detyrim punonjësish për të votuar, do trajtohen dhe procedohen e arrestohen si autorë krimesh zgjedhore./Pamfleti

spak bkh biznese fushata elektorale

Lini një Përgjigje