TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 12:42

Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi

Shkruar nga Pamfleti
Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon
Deputeti Flamur Noka dhe Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi gishtin e mesit në Kuvend PS-së.

Sipas Berishës, ai veprim ishte ironi nga deputeti.

Gazetari: Në seancën e fundit Flamur Noka ironizoi numrin 5 të PS duke treguar gishtin e mesit atyre që do votojnë PS, çfarë kuptimi ka tu tregosh qytetarëve gishtin e mesit për të votuar një parti politike lirishT?

Berisha: Keqinterpretim, ishte krejtësisht tjetër. Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por Flamuri e njeh se gjuha e tyre është gjithnjë afrodiziake. Ai e di që ata kuptojnë më mirë se çdo gjuhë tjetër, gjuhën afrodiziake. Kështu e  interpretova unë atë.

Lini një Përgjigje