TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 15:24

Raiffeisen Bank: A jemi në prag të një disfate të ngjashme me atë të '97-ës? Radhët shqiptare nëpër sportele për të mbyllur llogaritë

Shkruar nga Gjergj Zefi
Raiffeisen Bank: A jemi në prag të një disfate të ngjashme
Raiffeisen Bank në Kolaps /

Pyetja 1 milion dollarësh është: A rrezikon që kjo situatë të kalojë në kolaps? A rrezikojnë të zhduken paratë e shqiptarëve? Sa garanci ofron Raiffeisen Bank?

Raiffeisen Bank ka qenë gjithmonë një nga hajdutët më të mëdhenj në Shqipëri. Përtej standardit të dyfishtë që përdor në shërbim, ndryshe në vendet e Europës, e krejt ndryshe në Shqipëri, këto muajt e fundit ka nisur edhe një fushatë vjedhje ashiqare të xhepit të shqiptarëve. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për tarifa ekstra pagesash edhe për shërbimet më minimale, por edhe për një lojë të pistë që po bën me llogaritë, depozitat apo fondet e pensioneve që gjoja u ofron shqiptarëve si mundësi "extra".

Situata e rënduar ndërkombëtare e kësaj banke dhe ultimatumi amerikan për të ndërprerë lidhjet me Rusinë duket se ka futur në alarm të gjithë sistemin, të shndërruar tashmë në, "kap ca të kapësh".

Skema po aplikohet edhe ne Shqipëri.

Aktualisht Raiffeisen Bank International ka shtuar tarifat e pagesave për të gjitha shërbimet, por edhe për çdo lloj informacioni që qytetarët kërkojnë për llogaritë e veta.

Kjo bankë është e vetmja në Shqipëri që të detyron të paguash nga 700 deri ne 1000 lek, është për një përmbledhje të lëvizjeve bankare apo dokumentacioni mbështetës për llogaritë individuale. Sqarojmë që dokumentacione të tilla duhet të ishin lehtësisht të aksesueshme online, ose në rastin më të keq, falas në sportele.

Me stafin më të paaftë në botë - për këtë mund të vëmë bast lehtësisht - kjo bankë ka ngritur "muret mbrojtëse" me sportele ku punonjësit nuk janë në gjendje të japin asnjë shpjegim për çdo lloj problematike të shfaqur së fundmi. Dhe pas këtij procesi, ka muaj tashmë që Raiffesien Bank po luan një lojë të pistë me depozitat, fondet dhe kreditë e çdo shqiptari që halli e ka përplasur në dyert e saj.

Në mënyrë të pashpjegueshme 6-mujori i fundit i 2023 është shoqëruar me rritje interesash kredie individësh dhe biznesesh të vogla, të ndryshme nga ato të fillimit dhe me justifikimin e lëvizjeve të Eurobondit dhe "halleve të tjera" të shkaktuara nga trazirat në botë!

Në mënyrë të pashpjegueshme, ata që i kanë besuar kursimet e tyre kësaj banke kanë rezultuar me humbje në të gjitha llojet e investimeve që i "ekspertët" e Raiffesenit po kujdesen.

Bëhet fjalë për miliona të zhdukura në nul që kanë provokuar radhë të gjata nëpër sportelet e Raiffeisen Bank. Njerëzit kërkojnë shpjegime dhe në mungesë të tyre kanë nisur tërheqjet masive të parave të depozituara, qofshin këto edhe me gjobat e larta që banka nuk ua kursen.

Madje, javët e fundit disa degë të kësaj banke në kryeqytet janë mbyllur përkohësisht me justifikime qesharake.

Në lidhje me këtë gjendje të krijuar, për të cilën Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave hesht, ekspertët thonë se ndikon situata ndërkombëtare e Raiffeisen Bank. Dihet tashmë dhe për këtë kanë shkruar mediat më të mëdha botërore që Raiffeisen Bank është e përfshirë në influenca financiare ruse dhe shumë transaksione miliardash përfundojnë në emrat më të njohur të mafias ruse. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë kohë që i bëjnë presion Raiffeisen Bank International të tërhiqet nga një blerje 1.5 miliardësh në Rusi që çon ujë tek Ogel Deripaska, një njeri i sanksionuar nga SHBA, por loja është e madhe dhe kjo bankë është aq e përfshirë, drejtuesit e saj janë zhytur aq thellë sa nuk duket se do të ketë ndonjë tërheqje.

Për këtë arsye, Raiffeisen po mbledh ç’të mundet në të gjitha vendet ku operon.  Plani është që, në rast sanksioni, humbja të jetë sa më e vogël. Por nëse në tregje të mëdha, humbjet e vogla apo taksat e marra si pa mendje, mund të kalojnë ndoshta pa vënë re, në llogaritë modeste të shqiptarëve vret. Prandaj dhe reagimi ka qenë i fortë dhe njerëzit po kërkojnë të marrin mbrapsht paratë e tyre.

Por problemi i vërtet nuk është tamam ky. Pyetja 1 milion dollarësh është tjetër: A rrezikon që kjo situatë të kalojë në kolaps? A rrezikojnë të zhduken paratë e shqiptarëve? Sa garanci ofron Raiffeisen Bank?/Pamfleti

raiffeisen bank radhë sportele disfata

Lini një Përgjigje