TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 15:26

Nikolla tenton të justifikojë komisionin që u mbyll gojën mediave, dërgon letër në Uashington

Shkruar nga Pamfleti

Nikolla tenton të justifikojë komisionin që u mbyll gojën

Siç u bërë e ditur sot, Konferenca e Kryetarëve miratoi sot krijimin e Komisionit për Dezinformimin. Lidhur me këtë çështje, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është drejtuar me një letër Departamentit Amerikan të Shtetit, ku i kërkon ndihmë për ngritje e këtij Komisioni.

Në tentativë për të kamufluar idenë e censurimit të mediave online, mazhoranca ka kërkuar që në ngritjen e këtij komisioni të marrë pjesë dhe SHBA, për të shuar zërat kritik rreth këtij komisioni.

Në letrën drejtuar të Dërguarit Special dhe Kordinatorit për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit, thuhet se përvoja e e tij do të ndihmojë në përpjekjet kundër ndikimeve të huaja malinje.

Letra e kryetares së Kuvendit:

I nderuar zoti Rabin./ Po ju shkruaj në lidhje me mocionin e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për Krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin e huaj, duke përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot komisionin. Parlamenti krijoi komisionin dhe e dërgoi në seancën plenare për miratim. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja që jo vetëm t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë tuaj të vlefshme kundër këtyre forcave. Për më tepër, dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje.

Dëshiroj t’ju kërkoj që t’i drejtoheni Kuvendit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet e huaja malinje. Kërkoj të inkurajoni bashkëpunimin në këtë çështje vendimtare. Faleminderit për konsideratën tuaj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj.

Lini një Përgjigje