TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2023, 11:24

Qëndrimet ndaj Kosovës, Berisha: Rama mendoi se Albin Kurtit i organizoi 'funeralin politik', por i preu biletën vetes!

Shkruar nga Pamfleti

Qëndrimet ndaj Kosovës, Berisha: Rama mendoi se Albin Kurtit i

Ish-kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se kreu i qeverisë Edi Rama, me qëndrimet e tij ndaj Kosovës, shkeli çdo kod të marrëdhënies së fqinjësisë mes dy vendeve.

Berisha tha gjithashtu se Rama “mendoi se Kurtit i erdhi fundi dhe t’i organizoi funeralin politik, por mori atë që meritonte”.

Berisha u shpreh se “kjo verë i preu biletën atij”, duke shtuar se kreu i qeverisë “u përpoq të zëvendësonte Lajçak dhe Eskobar, të dilte si përfaqësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, por drafti dhe përpjekja përfunduan në koshin e humorit, talljes e përçmimit që meritonte”.

“Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë e parim. Por kjo verë, i preu biletën atij.

Mjafton të rikujtoj qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare e antishqiptare, por shkelin edhe të Kosovës, shkelin edhe çdo kod të marrëdhënies së fqinjësisë mes dy vendeve. Mendoi se Kurtit i erdhi fundi dhe t’i organizojë funeralin politik, por mori atë që meritonte.

Organizoi turnin Ballkanik, atë të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçak dhe Eskobar dhe të dilte si përfaqësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Por drafti dhe përpjekja përfunduan në koshin e humorit, talljes e përçmimit që meritonte. Rama është turpi i Shqipërisë dhe shqiptarëve", deklaroi Berisha.

berisha rama kurti

Lini një Përgjigje