TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 08:37

Qarku Elbasan, 4 deputetët që humbasin mandatin; kush janë emrat surprizë që pritet të hyjnë në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Qarku Elbasan, 4 deputetët që humbasin mandatin; kush janë emrat

Qarku i Elbasanit është një nga surprizat e zgjedhjeve të 11 majit, ku socialistët e Edi Ramës numërojnë 10 nga 14 mandatet për deputet që prodhohen në këtë qark, ndërsa koalicioni PD-ASHM merr vetëm 4 mandate.

Madje edhe vetë socialistët janë suprizuar, pasi në bazë të projeksioneve që kishin vetë, në Elbasan mund të merrnin 9 mandate.

Por cilët janë kandidatët nga lista e hapur e PS-së që presin të marrin mandatin e deputetit, ndërkohë që për demokratët gjithçka mbetet në listën e mbyllur. Madje me rezultatin zgjedhor, PD kanë humbur edhe një mandat nga lista e mbyllur, që në Qarkun e Elbasanit, përfshinte 5 emra.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mile.

Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Lista e PD

Tomor Alizoti (listë e mbyllur)

Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)

Klodiana Çapja (listë e mbyllur)

Blendi Himçi (listë e mbyllur)

Lista e PS

Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)

Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)

Ermal Elezi (listë e mbyllur)

Adi Qose (listë e mbyllur)

Evis Kushi (listë e mbyllur)

Sara Mila 9117 vota

Saimir Hasalla 5707 vota

Olsi Komici 4732 vota

Aulona Bylykbashi 4258 vota

Agron Gaxho 2894 vota

Qarku Elbasan, 4 deputetët që humbasin mandatin; kush janë emrat

 

Lini një Përgjigje