TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 07:48

Vota preferenciale, kush janë emrat më të votuar; kandidatja nga Elbasani që surprizon ‘peshat’ e rënda

Shkruar nga Pamfleti

Vota preferenciale, kush janë emrat më të votuar; kandidatja nga

Në të gjithë vendin vijon procesi i numërimit të votave preferenciale të kandidatëve për deputetë që garojnë në listat e hapura të subjekteve politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.

Bazuar në votat e numëruara deri më tani, rezulton se më i votuar në rang vendi, është Agron Malaj, kandidati i PS-së në Qarkun e Dibrës që numëron 12492 vota preferenciale.

Dhe pas tij renditet Sara Mila, kandidatja socialiste e Qarkut të Elbasanit, që numëron 10693 vota preferenciale, duke lënë pas shumë emra nga peshat e rënda të politikës.

Klevis Jahaj dhe Damian Gjiknuri janë dy emrat e tjerë nga kandidatët e PS-së së listave të hapura që kanë grumbulluar mbi 10 mijë vota preferenciale. Përkatësisht ata kanë marrë 10504 dhe 10031 vota preferenciale.

Ndërkohë nga lista e kandidatëve të PD-ASHM, emri më i votuar rezulton Shkëlqim Shehu, i cili garon në Kukës, dhe që ka 7493 vota preferenciale.  

Vota preferenciale, kush janë emrat më të votuar; kandidatja nga

Lini një Përgjigje