
Ja si ndahet vota preferenciale në secilin qark...
Me 5185 nga 5225 kuti votimi të numëruara në të gjithë vendin, Partia Socialiste konfirmon epërsinë e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke siguruar 52.2% të votave dhe një shumicë të qartë në Kuvendin e ri. Me 763,708 vota të fituara deri tani, PS pritet të sigurojë 83 mandate, duke e çuar Edi Ramën drejt mandatit të katërt qeverisës, një precedent i paprecedentë në politikën shqiptare postkomuniste.
Nga ana tjetër, koalicioni PD–ASHM, i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ka marrë 497,531 vota, që përkthehen në 34.2% të mbështetjes kombëtare dhe 50 mandate në Parlament – një rezultat që e vendos opozitën në pozitën e dytë, por larg ndikimit të drejtpërdrejtë në shumicë.
Por teksa numërimi po mbyllet, ndërsa numërimi i kutive drejt përfundimit në të gjithë vendin, gara për votën preferenciale po sjell ndryshime të dukshme në renditjen e brendshme të kandidatëve.
Vetëm në Tiranë, ku PS ka siguruar 19 mandate, 7 prej tyre vijnë nga lista e hapur, me emra si Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Ornaldo Rakipi që kanë fituar mandate përmes mbështetjes personale të votuesve. Edhe kandidatet femra si Antonela Dedej dhe Anila Denaj kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kuvend.
Në qarqe të tjera, si Fier, Gjirokastër dhe Durrës, vota preferenciale ka nxjerrë në pah emra të rinj, ndërsa disa figura të njohura kanë mbetur pas. Disa kandidatë kanë siguruar mandate me mbi 7000 vota personale, një tregues i qartë i ndikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve në përfaqësimin politik.
Lista e hapur, për herë të parë e zbatuar në këtë formë, po rezulton një element që riformaton brenda vetë partive, duke forcuar lidhjen midis zgjedhësit dhe përfaqësuesit të tij real në Kuvend.
Ndarja sipas qarqeve
TIRANE
PS- 7 emra te lista e hapur

PD- 1 emër te lista e hapur

BERAT
PS- 3 nga lista e hapur

PD nuk merr nga lista e hapur

DURRES
PS- 3 nga lista e hapur

PD- 1 mandat nga lista e hapur

DIBER
PS- 1 kandidat nga lista e hapur

PD- nuk merr nga lista e hapur

FIER
PS- 7 nga lista e hapur

PD nuk merr

GJIROKASTER
PS- 2 emra nga lista e hapur

PD- nuk merr

KORCE
PS- 3 nga lista e hapur

PD- 1 mandat nga lista e hapur

KUKES
PS nuk fut

PD- 1 nga lista e hapur

LEZHE
PS- 1 nga lista e hapur

PD- 2 emra nga lista e hapur

SHKODER
PS nuk merr

PD- 1 nga lista e hapur

VLORE
PD nuk merr

PS- 5 nga lista e hapur

Lini një Përgjigje