
Me 5185 nga 5225 kuti votimi të numëruara në të gjithë vendin, Partia Socialiste konfirmon epërsinë e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke siguruar 52.2% të votave dhe një shumicë të qartë në Kuvendin e ri. Me 763,708 vota të fituara deri tani, PS pritet të sigurojë 83 mandate, duke e çuar Edi Ramën drejt mandatit të katërt qeverisës, një precedent i paprecedentë në politikën shqiptare postkomuniste.
Nga ana tjetër, koalicioni PD–ASHM, i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ka marrë 497,531 vota, që përkthehen në 34.2% të mbështetjes kombëtare dhe 50 mandate në Parlament – një rezultat që e vendos opozitën në pozitën e dytë, por larg ndikimit të drejtpërdrejtë në shumicë.
Këto zgjedhje kanë prodhuar një hartë më të fragmentuar politike, ku disa forca të reja kanë arritur të fitojnë përfaqësim:
Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt është forca e tretë me 3.7% të votave (54,766) dhe 1 mandat.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 47,915 vota (3.4%) dhe përfaqësohet me 3 deputetë.
Partia “Mundësia” e Agron Shehajt ka marrë 44,799 vota (3%) dhe fiton 2 mandate.
Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit ka kaluar pragun me 21,733 vota (1.5%) dhe merr 1 mandat.
Por sytë tani janë te vota e diasporës, pasi ka sinjale se mund të kemi ndryshime në Lezhë, Fier apo Vlorë. Lapaj pret mandat në këto dy të fundit.
Lini një Përgjigje