TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 22:05

Zgjedhjet e 11 majit, Sula: Nuk bëra fushatë, Berisha më konsideroi të pavlerë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Sula: Nuk bëra fushatë, Berisha më

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u shpreh se PD se, përveçse faktorëve të tjerë të zgjedhjeve, duhej të ishte bërë bashkë me gjithë forcat opozitare për të marrë më shumë.

Sa i takon çështjes së lënies jashtë kandidimin nën siglën e PD-së, Sula pohoi në emisionin ‘Log’ në News24 se i mbyllën derën dhe nuk mund të futej me zor.

“PD duhej të kishte bërë koalicion me të gjitha partitë e opozitës në mënyrë që të maksimalizonte votën. Nuk mund të punoja sepse më thanë se isha i pavlerë dhe nuk na duhesh më. Nuk më konsideruan as në listë të mbyllur dhe as në atë të hapur. Si është ajo shprehja, “nuk marr as gru me zor dhe as burrë me zor”. Unë jam te dera, ta mbyllin derën, nuk mund të hyj dot. Partia nuk më respektoi”, tha Sula.

Lini një Përgjigje