TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 21:37

Mandati i katërt i PS, Gjergj Zefi: Rama nuk e çon deri në fund, synon Republikën Presidenciale

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i katërt i PS, Gjergj Zefi: Rama nuk e çon deri në

Editori i Pamfletit, Gjergj Zefi, në podcastin ‘Të Pashoq’ tha se Sali Berisha me protestën e 16 majit nuk do të arrijë asgjë. Zefi u shpreh se edhe mandatin e katërt që ka fituar, Edi Rama nuk e ka marrë që ta përmbyllë deri në fund. Zefi paralajmëroi se me këtë shumicë të cilësuar Rama synon të bëjë ndryshime për ta kthyer vendin në një Republikë Presidenciale dhe ai të jetë President.

Raporti paraprak i OSBE ODIHR do prodhojë diçka?

Fakti që është më goditësi nga të gjithë paraprakët e tjerë, tregon se gjerat do të jenë në tavolinë

Besoj e keni ndjekur reagimin e strategut të Donald Trump, Chris Lacivita, që u angazhua në fushatën e PD. Bëri një reagim se votat u vodhën dhe kaq…

Mua më duken folklorizma, atë e sollën vetëm për emër. Këtu jemi një realitet tjetër, skemi atë realitet që ka Shqipëria

Çfarë pret Berisha nga kontrata e lobimit, 6 milionë dollarët e famshëm?

Sali Berisha ka humbur nja 20 palë zgjedhje, çfarë do fitojë më ai? Ishte përpjekja e fundit për të rimarrë kreun e PD-së, që i duhet të bëjë ndonjë biznes, këta fitojnë duke humbur. Po të shohesh të gjithë elementët e tenderave në të njëjtët duar shkojnë. Po fitojnë edhe duke humbur

Çfarë mendoni për protestën e 16 majit?

Nuk besoj se do ia arrijë të bëjë diçka në këtë protestë. Nuk mendoj se është rruga e duhur për të arritur diçka.

A do e ndjekin këtë herë mbështetësit?

Po kush do e ndjekë? Ato 50 deputetët? Edhe ato që ia dhanë votën nuk do vijnë më, sepse do të thonë ja ku e çove PD. Edi Rama po bën 16 vite kryeministër, s’ka lënë pasuri pa ia dhënë njerëzve të vet.

A ka ndonjë mënyrë që mposhtet Edi Rama

Jo se Edi Rama është i pamposhtur, por ka munguar ‘Davidi’ dhe Goliathin e kemi.

Kërkohet një njeri që të marrë përsipër gjithë këtë urrejtje. Por mendoj se Edi Rama ka fituar edhe për shkak të urrejtjes së njerëzve. Kanë menduar t’i japim votën, që të thyejë qafën, sepse zullumi këputet duke u trashur

Lideri i opozitës nuk duhet të jetë ndonjë përbindësh. Unë mendoj që më mirë se Berisha janë të gjithë aty, përveç figurave butaforike që janë kthyer në meme gjithandej. Pavarësisht mungesës së eksperiencës Ilir Alimehmeti, Tabaku mund të marrin përsipër ringritjen e një partie. Nuk mund të bëhet kjo parti me miellin e vjetër, duhet të hapet ndaj vlerave, ndaj njerëzve të ditur. Cili nga ata që janë në listë të mbyllur kuptojnë doktrinat politike.

Ti thua që ky mandat i 4 nuk shkon deri në fund?

Edi Rama se ka marrë mandatin për ta çuar deri në fund. Është përgatitur për të ndryshuar Kushtetutën, për ta bërë Shqipërinë një Republikë Presidenciale. Ai e përgatiti këtë situatë duke na treguar se Kryeministren e ardhshme e keni femër. Ai kërkon të jetë President, këtë ide ka, nëse do të bëhet ose jo kjo është tjetër gjë. Nuk mund të jetë normal mandate, kemi një shumicë të cilësuar.

Merkeli që ishte një nga figurat më të njohura të politikës së kohëve të vona, ka bashkëqeverisur.

E konsideroj si fitore të Pirros.

 

 

Lini një Përgjigje