TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 21:08

Rezultati në Shkodër, Gjergj Zefi: E humbura më e madhe PD, mori rezultatin më të keq në 30 vite

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati në Shkodër, Gjergj Zefi: E humbura më e madhe PD, mori

Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa orët e fundit po prodhojnë edhe surpriza, përmbysje të vogla mes "të vegjëlve", apo edhe lufta brenda llojit në garën e hapur... Si lexohet rezultati i përgjithshëm dhe analiza qark më qark? Çfarë po ndodh në kampin blu dhe pengmarrja e PD-së nga Sali Berisha. Sot i ftuar në "Të Pashoq" është Gjergj Zefi, editor i "Pamfletit".

-Doja të ndaleshim te Shkodra, kush humbi dhe fitoi realisht?

Ka humbur PD. Është rezultati më i keq i PD që nga themelimi i saj në Shkodër.  Dhe ka një arsye. Arsyeja është lista. Arsyeja është që në PD u kthyen ata që Shkodra i refuzoi. Në Tiranë është Topalli, që krijoi një parti dhe mori 1000 vota. Ti e kthen e fut në listë të mbyllur dhe le jashtë Alimhemetin apo Tabakun, por është skandaloze. Por mos mendo se në qarqet e tjera demokratët nuk e kuptojnë.

-A duhet analizuar kalimi i emrave nga një qark në tjetrin. Boçi iku nga Elbasani në Shkodër.

Në sensin politik nuk ka problem. Edhe Luçiano është nga ata që kanë kontribute të jashtëzakonshme dhe kanë vlerë në politikë. Pro problemi është se nëse do më pyesnin mua, nuk do kisha mbështetur Luçianon në Shkodë. Në politikë duhet të jesh përfaqësues. Enver Hoxha që kishte hequr fetë, kishte retushuar të gjitha dogmat, kujdesej që Kuadrot të ishin përfaqësue. Nuk mud të çosh një mysliman ku shumica është katolike.

 

 

Lini një Përgjigje