
Jorida Tabaku, kandidate në listën e hapur të Qarkut të Tiranës për koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ të drejtuar nga Sali Berisha, e ka cilësuar procesin e 11 majit si një ndër më të parregulltit që ka parë.
Për emisionin ‘Log.’ në News24 nga vend-numërimi i votave në shkollën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, ku no moniton procesin, Tabaku tha se megjithëse në një garë të pabarabartë, me shumë sfida si grua në listën e hapur, duke bërë fushatë në 5 bashki të kryeqytetit, falënderon demokratët që kanë monitoruar zgjedhjet dhe po qëndrojnë stoikë në qendrat e numërimit në pritje të rezultateve përfundimtare.
“Falënderoj njerëzit e opozitës që po monitorojnë zgjedhjet, megjithëse PD po humb. Së dyti sa i takon votës së kandidatëve është e shpërndarë, pasi ky proces ka prodhuar një situatë të paparashikueshme, një tendencë vihet re por se parashikojmë dot.
Ka qenë një garë e pabarabartë, si në përballje me kundërshtarin dhe në mënyrën si është zhvilluar. Të jesh në listë të hapur, të jesh grua dhe të bësh fushatë në 5 bashki të qarkut Tiranë është strapacuese. Do të pres deri në fund të bëj komentet.
Këto zgjedhje tregojnë shumë dhe për faktin se Shqipëria edhe pse ka hapur negociatat nuk di të bëjë zgjedhje. Ka faktorë dhe të brendshëm, proceset më të parregullta që kam vënë re. Mesazhi që kam sot është për sakrificën e demokratëve, edhe pse pas 12 viteve në opozitë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje