TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 22:43

Pas humbjes së thellë në Fier, Bardhi bën reagimin e parë: Do qëndrojmë të panënshtruar

Shkruar nga Pamfleti

Pas humbjes së thellë në Fier, Bardhi bën reagimin e

Gazment Bardhi, drejtues politik i PD-së në Qarkun e Fierit, atje ku nga zgjedhjet e 11 majit mori vetëm 4 nga 16 mandatet për deputet, ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.

Bardhi nga dita e zgjedhjeve nuk kishte bërë asnjë reagim lidhur me rezultatin, çka ka tërhequr vëmendjen.

“Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”, shkruan Bardhi.

Postimi nga Gazment Bardhi

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

 

Lini një Përgjigje