TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 15:30

Publikohen pamjet nga Kremlini, momenti kur liderët rusë tallen me Diellën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet nga Kremlini, momenti kur liderët rusë tallen me

Si u përhap deri në Rusi lajmi “fake” për Diellën...

Publikohen pamjet ku liderët rusë tallen me Diellën e Edi Ramës.

Dje, gjatë një takimi të nivelit të lartë të vendeve anëtare të Paktit të Sigurisë Kolektive (CSTO), kryetari i Dumës së Shtetit rus, Vyacheslav Volodin, ironizoi vendimin e Shqipërisë për të emëruar një avatar digjital në post qeveritar. Ai deklaroi para Putinit se “në një vend të Evropës tashmë kanë shkuar aq larg, saqë i kanë dhënë një IA post ministror, dhe ajo është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre”. “Pamfleti” ka siguruar videon ku tallet ministrja jonë.


Por ajo që e ka ushqyer më tej këtë valë ironie ndërkombëtare është një lajm i rremë, i përhapur nga portale të panjohura, që pretendonin se Diella ishte "arrestuar" për korrupsion në prokurimet publike dhe se kishte pranuar “ryshfet në kriptovaluta”. Lajmi, që më pas u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe disa media ndërkombëtare të zonës ruse dhe afër saj, u demaskua si satirë nga burimi fillestar, një faqe që prodhon përmbajtje humoristike.

Në realitet, Diella nuk është person fizik, nuk ka status juridik për t’u “arrestuar”, dhe është pjesë e një platforme dixhitale të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të reformës për transparencë në prokurimet publike.

Megjithatë, eksperimenti me ministren-bot ka prodhuar më shumë meme dhe sarkazëm sesa admirues në botën ndërkombëtare. Mediat perëndimore e kanë cilësuar si “një hap inovativ, por të diskutueshëm”, ndërsa kritikët në Shqipëri e kanë akuzuar qeverinë për spektakël teknologjik që fsheh problemet reale të qeverisjes.

1 Komente

  1. a
    arvanitasi

    nuk tallen o idioter te pamfletit, por duan te shikojne korrupsionin e saj e hedhur ne rrjet nga weeb kroat, per tu tallur ai me kremlinin dhe salihet

    Lini një Përgjigje