TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 13:34

Avokati i ri i Popullit, Berisha tregon arsyet pse PD tërhoqi mbështetjen për Endri Shabanin

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i ri i Popullit, Berisha tregon arsyet pse PD tërhoqi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u ndal te debati për procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit. 

Berisha bëri të ditur se PD ka tërhequr mbështetjen për një nga kandidatët, Endri Shabanin, pasi partia ka vendosur të përkrahë emra të tjerë në këtë proces.

Kreu i PD, sqaroi se në garë u paraqitën 27 kandidatura dhe se Partia Demokratike kishte depozituar disa firma mbështetëse, mes tyre edhe për Shabanin. Sipas tij, pas kërkesës së mazhorancës që çdo deputet të japë vetëm një firmë propozimi, Komisioni i Ligjeve mori një vendim që çoi PD-në në rishikimin e listës së kandidatëve.

“Ju e patë, se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura. PD mund të ketë dhe të tjerë që kanë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri para 4 ditësh, pas kërkesës edhe të socialistëve, që deputeti të ketë të drejtën vetëm për një firmë, vendimi që mori Komisioni i Ligjeve, PD u mblodh dhe përcaktoi kandidaturat që do të mbështeste. Në këto kandidatura nuk figuronte kandidatura e zotit Endri Shabani. PD i hoqi mbështjen zotërisë, dhe ata që kanë firmosur tërhoqën zyrtarisht propozimin. Kjo është e vërteta. Opozitën që duan e ka Edi Rama, por ne jemi opozita që do shqiptarët, e sovranit. Kjo është e drejtë dhe është interes i të gjithëve”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

avokati i ri i popullit berisha pd firmat per kandidaturat

Lini një Përgjigje