
Analisti Edvin Kulluri, denoncoi se familjarë të drejtuesve të PD kanë marrë leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit e Radhimës, por edhe në Dukat. Sipas tij, bëhet fjalë për mbi 40 certifikata prone që po marrin leje nga Rama.
“Njerëzit e PD po marrin leje nga Edi Rama. Janë 40 e ca certifikata prone të njerëzve të lidhur me PD që po marrin leje nga Edi Rama duke grabitur tokat në zonën Orikum-Dukat, duke grabitur tokat, janë bashkë në biznes. Janë ortakët e drejtuesve të PD, njerëzit e afërt dhe familjarët që po marrin leje nga Edi Rama. Janë bashkë me biznes. PD duhet të shkëputet nga ata që veprojnë nën tavolina. Prandaj them që këta djem, Salianji dhe Alimehmeti kanë një malore shumë të madhe”, tha Kulluri.
Gjithashtu, Kulluri kritikoi foltoret e Berishës para Kryeministrisë, por edhe protestën e Adriatik Lapajt në të njëjtin vend.
“Në mendimin tim, Foltorja e PD dhe protesta e Lapajt te Kryeministria janë të dirigjuara nga Rama. Mos gënje që njerëzit të të ndjekin. Tjetri premtoi se do të fitonte me 71 mandate. PD i thotë regjim këtij? Por kush është Edi Rama para Ramiz Alisë? Ku ka sot ushtri? Ku ka sot Shkollë të Bashkuar? Janë këta që e kanë bërë regjim, që e kanë mitizuar Edi Ramën dhe po vuajmë çmimin unë, ti, News24, të tjerët”, tha ai.
O kulluri ! je nje kellire.
Une nuk i njoh keta muterit e politikes, por mire ia ke thene. Kur nuk u kap gje luga bejne zhurme me te ne tryeze.