TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 13:23

"Gjenocid i qeverisë Rama", Berisha ngre alarmin për shpopullimin, propozon 1 mijë euro bonus për fëmijën e parë 

Shkruar nga Pamfleti
"Gjenocid i qeverisë Rama", Berisha ngre alarmin për
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ngriti alarmin për shpopullimin masiv të vendit  duke e cilësuar si goditjen më të rëndë për vendin.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për katastrofën më të madhe demografike të regjistruar ndonjëherë në vend.

Ai e përshkroi situatën si një proces që përbën gjenocid të heshtur ndaj shqiptarëve. Berisha paralajmëroi se me treguesit aktualë, vendi rrezikon të shkojë drejt “zhdukjes së pashmangshme”.

Propozimet e PD-së

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita propozon një paketë të re mbështetëse për nxitjen e lindjeve, duke filluar nga buxheti i vitit 2026. Sipas Berishës, ndihma financiare për familjet duhet të jetë si vijon:

Fëmija i parë: 1 mijë euro në vit

Fëmija i dytë: 2 mijë euro

Fëmija i tretë: 3 mijë euro

Fëmija i katërt dhe më shumë: 5 mijë euro bonus

"Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje“, tha Berisha.

Ai shtoi se deri në vitin 2026, PD propozon që çdo fëmijë deri në moshën 6-vjeçare të marrë një bonus mujor prej 50 eurosh.

sali berisha shpopullimi

Lini një Përgjigje