TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 12:30

Adriatik Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier, nuk më frikësoni me letra bakalli

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një
Adriatik Lapaj sulmon Ramën

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj pas protestës së djeshme te Kryeministria.

Sipas njoftimit zyrtar, Lapaj se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Vetë Lapaj ka sulmuar Ramën për procedimin.

“Kaq frikë ky nga kaq veta sa jemi mbledhur këtu? Imagjinoni sikur të derdhemi në shesh... Të më thonë kë kam bllokuar unë për të mos shkuar në punë, në zyrë, në spital, duke qëndruar këtu? Ah po, ndërgjegjësimi i njerëzve pengon hajdutët e tij të vjedhin.

Nuk më frikësoni me letra bakalli... Qeveria e krimit më ka dhënë një dekoratë të paparë duke më proceduar penalisht, sepse i tregon njerëzve të këtij vendi se sa frikacak është. Ky që ka sjellë njerëzit këtu në këtë shesh dhe janë vrarë njerëzit për pushtetin e tij. Ky që bllokonte rrugët me goma... Ky më tregon mua bllokimin e rrugëve, bllokimin e njerëzve...

Ky bllokoi marrjen e statusit kandidat, bllokoi një komb të tërë për të marrë vizat për një këshilltar në Fier. Me kë? Me zarat e tij, që janë zgjatim i Policisë së Shtetit.”, tha Lapaj, duke iu referuar Kryeminstrit Rama.

Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, Lapaj është proceduar pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes. 

 

adriatik lapaj sulmon ramën

Lini një Përgjigje