TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 14:05

Delphi Forum: Pse e solli Edi Rama polin ekonomik greko-serb në Tiranë?

Shkruar nga Pamfleti
Delphi Forum: Pse e solli Edi Rama polin ekonomik greko-serb në
Edi Rama dhe Symeon Tsomokos /

Aktiviteti i organizuar nga grupi më influent ekonomik dhe gjeopolitik i Athinës vjen në një moment kritik, ndërsa Rama kërkon mbështetjen e Micotaqisit dhe kompanive greke për projektet strategjike në Porto Romano...

Delphi Economic Forum, një lob i fuqishëm i lidhur me industrinë dhe politikën greke, zbarkoi në Tiranë me Symeon G. Tsomokos, konsull nderi i Serbisë në Selanik dhe drejtues i disa dhomave ndërkombëtare të tregtisë. Përfshirja e këtij grupi vjen vetëm pesë ditë para vizitës së ministres Elisa Spiropali në Athinë për rihapjen e dialogut Shqipëri–Greqi. Për Edi Ramën, ky është sinjal i qartë dërguar familjes Micotaqis, se ai është gati të hapë rrugën për interesa të mëdha ekonomike greke, sidomos në projektin strategjik të Porto Romanos, ku një kompani e afërt me lobin Delphi pritet të marrë kontrollin, pasi qeveria përjashtoi kompaninë holandeze që kishte projektin paraprak. Rritja e këtij afërsimi ka ftohur raportet e konservatorëve grekë me PD-në dhe ka zgjeruar dyshimet për ndikim të jashtëm në vendimmarrjen strategjike shqiptare. Në sfond, Rama shfaqet si nacionalist, por veprimet e tij tregojnë dorëzimin e aseteve kyçe të Shqipërisë për mbështetje politike.

Edi Rama mbajti sot një fjalë që e quajti të rëndësishme në një aktivitet të organizuar nga një ‘think tank’ i njohur në Ballkan, që përfaqëson linjën e biznesit mes Serbisë dhe Greqisë.

Delphi Economic Forum, i afërt me familjen në pushtet të Greqisë, familjen Micotaqis, është një lob me peshë të madhe në rajon.

Për të kuptuar se çfarë përfaqëson ky forum mjafton të shohim folësin kryesor të aktivitetit të sotëm në Tiranë. Symeon G. Tsomokos, kreu i bordit të Delphi Economic Forum, është një figurë me ndikim në botën e biznesit dhe diplomacisë ballkanike. Ai është konsull nderi i Serbisë në zonën e Selanikut, një nyje ku kryhet volumi më i madh i tregtisë së Ballkanit. Delphi e kishte ftuar Edi Ramën dy vite më parë në një event në Athinë, ku ai zhvilloi një takim të gjatë me Dora Bakojanis, motrën e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Sjellja e këtij forumi në Shqipëri përbën zhvillim të rëndësishëm në dy plane: në nivel komunikimi dhe si shenjë e rikthimit të industrisë greke në Shqipëri. Ky aktivitet vjen vetëm pesë ditë para vizitës së ministres së Jashtme shqiptare Elisa Spiropali në Athinë, ku pritet të rihapet dialogu politik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lëvizja e Ramës me lobin ekonomik të Delphit nuk është e rastësishme. Ky grupim ka ndikim të madh ekonomik, politik dhe gjeostrategjik në rajon. Tsomokos ka bazë profesionale PR-in dhe komunikimin, dhe ai është hebre i Selanikut me lidhje të forta me tregtinë, politikën dhe gjeopolitikën ballkanike. Ai ka drejtuar edhe dhomat e tregtisë së SHBA, Egjiptit, Hungarisë dhe Serbisë në Greqi.

Por ky lob nuk ka ardhur në Shqipëri vetëm për ceremoni. Edi Rama ka dhënë sinjal se është gati të hapë rrugën për projekte të mëdha të afërta me interesat greke, qoftë për të siguruar mbështetje në diplomacinë e Athinës, qoftë për të blerë qetësi politike në prag të takimeve të rëndësishme. Porti i Porto Romanos është shembulli më konkret. Prej kohësh flitet se një kompani greke, e afërt me Delphi Forum dhe familjen Mitsotakis, është shumë pranë fitores së tenderit. Ndërkohë, Rama ka larguar kompaninë e fuqishme holandeze që kishte dorëzuar projektin paraprak dhe priste kontratën. Pas këtij përjashtimi është raportuar se ka pasur protesta nga pala holandeze, ndërsa Rama i ka kërkuar ndihmë Athinës, duke pretenduar se pa mbështetjen e tyre ai do largohej nga pushteti.

Ky “muaj mjalti” mes Ramës dhe Athinës ka prodhuar pasoja në terrenin politik shqiptar. Partia Nea Demokratia e Greqisë është ftohur ndjeshëm me PD-në dhe opozitën shqiptare, duke e zhvendosur vëmendjen tek partneriteti me qeverinë aktuale të Tiranës. Por historia politike e dekadave të fundit tregon se kur qeveritë konservatore greke futen fort në Shqipëri, veprojnë me ndikim të madh dhe me vendimmarrje të ashpër. Nëse përfitojnë menaxhimin e portit më të madh të rajonit, përfitimet ekonomike do të jenë kolosale.

Në këtë sfond, Edi Rama paraqitet si nacionalist, por veprimet e tij tregojnë gatishmëri për të dorëzuar një aset strategjik të Shqipërisë në duar të Greqisë, duke synuar mbështetje politike dhe diplomatike në këmbim./Pamfleti

 

edi rama symeon tsomokos

4 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Greqia dhe Serbia janë historikisht armiq të kombit shqiptar. Kësaj panorame ju shtua edhe shpopullimi i Kosovës dhe trojeve etnike nga shqiptarët drejt Turqisë. I njëjti fenomen pasoi shkëmbimin e popullsisë etnike shqiptare në drejtim të Turqisë dhe kthimin e grekëve nga Turqia në Greqi mbi pronat e shqiptarëve. Merhumi Zog për mbijetesë politike dhe si shpërblim për kthimin në pushtet fali troje dhe bëri konçensione Greqisë, Jugosllavisë,Italisë, Anglisë etj. Për të njëjtat motive Edi Rama sot dhe përgjithësisht 'Kasta" janë të gatshëm të japin çdo konçension dhe të falin edhe teritore, mjafton që të përjetësojnë pushtetin dhe vazhdimësinë. lobet Greke dhe Serbe janë të fuqishme, por edhe shqiptarët kanë vendos, të vetvendosin . Ndërkohë, "Kasta"përball vullnetit popullor,duhet ti kthejë patkonjtë nga qielli, si kal i ngordhur.

    1. E
      Ever

      Ndalni joshqiptarin sulltanin e Surreli, ndalni kete legen drogaxhi qe synim ka defaktorizimin e shqiptarëve ne Shqipëri e gjithandej ku arrin.

      1. E
        Eno

        Më saktë nuk thuhet. NDALENI ANTIKOMBËTARIN EdvinRamushin????

      2. f
        fshatari.pafshat

        Shtetet e vogela ekzistojne sepse ato u sherbejne interesave te shteteve te medha. Ky eshte funksioni i tyre ne kapitalizem. E kunderta ndodh me sistemin komunist. Cila eshte rrugezgjidhja???? Kjo eshte ceshtja. Shqiperia i ka provuar te dy sistemet poli,ekon,soci,...dhe, del se, jemi te pakenaqur me te dy sistemet. Perfundimi: mblidhni mendjen dhe nenshtrohuni pa bere pordha - se mund edhe te na zhdukin fare fare...Edhe te dhjere fund e krye, edhe krenare...Hajt e gjeje...

        Lini një Përgjigje