Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se PD nuk e mbështet 'paqen fiskale'.
Në një konferencë për mediat, Berisha akuzuoi qevrinë se me këtë lëvizje po legalizon paratë e trafikut të drogës.
Kryedemokrati shtoi se investimet e parave të pista, po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.
"Unë nuk mbështes amnistinë. PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama. Ky është qëndrimi i PD. Por nëse amnistia ndodh, ti nuk mund të përjashton. Se ai ka shkuar në gjykatë dhe tjetri nuk ka shkuar në gjykatë ti smund të përjashtosh. Unë nuk konceptoj se pse mund të përjashtohet ai që ka shkuar në gjykatë me këtë që ka shkuar në gjykatë, për të kërkuar një të drejtë. Nuk mund të jetë kurrë vetëm një kompani. Të garantoj se në gjykatë janë me qindra kompani. Por nëqoftëse ti hyn dhe fal ato të cilat nuk kanë shkuar në gjykatë dhe nuk kanë falë ato që kanë shkuar në gjykatë, të cilat të paktën pretendojnë se kanë një të drejtë dhe guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, ti bën minimumi një pabarazi.
Por ne jemi absolutisht kundër këtij ligjor të amnistisë. E kemi deklaruar, të kësaj amnistie e cila fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës. Ne jemi kategorikisht kundra. Në pamje të parë, kjo mund të duket se ne jemi kundër flukseve të parave. Jemi sepse është para toksise, është shkatërrimtare. Është faktuar që këto investime po shkatërrojnë ekonominë shqiptare.
Si po e shkatërrojnë? Po e shkatërrojnë me një mekanizëm kryesor, dhe të tjerat pastaj, që është zhvlerësimi i euros. Nuk kam parë ndonjëherë në studiot televizive të bëhet një emision për zhvlerësimin e euros dhe pasojat e tmerrshme mbi ekonominë shqiptare. Zhvlerësimi i euros me 35% do të thotë humbja me 35% minimumi, i fitimit të të gjithë kompanive të eksporteve që punojnë me euro. Do të thotë, rënie prodhimi në bujqësi, industri dhe rritje e madhe çmimesh. Do të thotë shok ekonomik”, tha ai.
Lini një Përgjigje