
Sot në Tiranë mbërriti Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, i cili u prit nga kryeministri Edi Rama.
Por aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime mbi vizitën e tij, pasi ka qenë i shoqëruar nga kreu i një prej kompanive më të mëdha investitore në Arabi. Sipas Kokalarit, me shumë mundësi është diskutuar për betonizimin e radhës.
Postimi i plotë
Ky me të bardha që shihni në foto, dhe jam e sigurt që nuk e njihni, është Khaldoon Al Mubarak, CEO i Mubadalës, një nga kompanitë kryesore të investimeve të fondeve të Abu Dhabit.
Fakti që vet Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka zbarkuar në Shqipëri për herë të dytë brënda një kohe shumë të shkurter, dhe i shoqëruar nga Al Mubarak, do të thotë vetëm një gjë - Rama ju ka premtuar një pjesë të Shqipërisë për investime.
Edi Rama po e kthen të gjithë Shqipërinë në pronë private ku CEO është vet!
Po ja u them që tashti, kjo vizitë duhet t'ju alarmoj të gjithëve sepse dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe Al Mubarak janë realisht BIG SHOTS në realmin e financave dhe të investimeve sidomos në Amerikë, dhe për "respekt" të Ramës NUK janë në Tiranë.
Lini një Përgjigje