Fredi Beleri ka paditur në Gjykatën Administrative të Apelit, KQZ-në për vendimin heqjes së mandatit të tij si kryebashkiak i Himarës, në korrik të vitit 2024.
Sipas ti, vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe më pas dënimit.
I dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit.
Në ankimim kërkohet:
Ndryshimin e vendimit nr. 1878 (80-2025-1895) datë 26.05.2025 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë, duke vendosur:
Anulimin e Vendimit nr. 69, datë 05.07.2024 për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionision (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të vendimit nr. 20, datë 12.09.2024 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 9, datë 03.08.2024 depozituar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe nr. 10, datë 04.08.2024 me ankues z. Dhionisios Alfied Beleri. Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.

Lini një Përgjigje