
Mazhoranca ka bllokuar zgjatjen e hetimeve dhe me pak fjalë ka hedhur në erë komisionin, duke mos lejuar të dëshmojnë individët kryesorë...
Partia Socialiste ka shpëtuar Edi Ramën, Vilma Nushin dhe Ilir Beqajn nga dëshmia në komisionin hetimor të shëndetësisë.
Ka dy ditë që vijon mbledhja maratonë në komision dhe Ilir Beqaj nuk po arrin të dëshmojë. PS shkoi me skemë në komision dhe ja doli ta bllokojë fjalën e tij. Por duket se njëkohësisht PS ka shpëtuar edhe Edi Ramën dhe Vilma Nushin.
Konferenca e kryerave ka refuzuar zgjatjen e afateve të komisionit hetimor. Nesër është afati i fundit i tij dhe opozita bëri kërkesë që të zgjaten punimet, pasi kishte në plan të thërriste si dëshmitarë Ramën dhe biznesmenen Vilma Nushi. Por mazhoranca e ka bllokuar një gjë të tillë dhe me pak fjalë ka hedhur në erë komisionin, duke mos lejuar të dëshmojnë individët kryesorë.
Kërkesa e PD për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes 3 argumenteve:
1- S’ka kohë për dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët;
2- S’ka asnjë mundësi zbardhje dhe miratim procesverbalesh;
3- S’ka asnjë mundësi te diskutohet edhe të shkruhet raporti;
Por Partia Socialiste kundërshton zgjatjen e afatit për Hetimorin e Shëndetësisë përmes Tualant Ballë, i cili thotë se kanë pasur kohjë të mjaftueshme, por kryetarja Albana Vokshi ka zvarritur punën.
“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë”, tha Balla.
Dje pati 9 orë debate dhe akuza, por Ilir Beqaj ja arriti të mos dëshmonte për aferat kur ishte ministër.
Mbledhja u shty për sot, por që prej mëngjesit vijon e njëjta situatë. Mazhoranca duket se ka shkuar me skenar për të bërë propagandë dhe kjo ka sjellë tensione.
Beqaj dje kërkoi që para se të nisin pyetjet, të bënte një prezantim me foto e video. Por kjo u cilësua e tepërt nga kryetarja Albana Vokshi, e cila nuk pranoi. PS kërkon që kërkesa të hidhet në votim, duke qenë se ata kanë shumicën dhe me forcën e kartonit mund të pranojnë.
Mirëpo edhe dje edhe sot Vokshi nuk pranon votim dhe mbledhja vijon edhe zvarritet. E gjithë është skenar, pasi nesër skadojnë aftët dhe PS nuk pranon zgjatje të tyre. Kjo do të thotë se nuk ka më dëshmi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje