
Policia ka ndalur disa aktivistë të Shqipëria Bëhet, të cilët kanë protestuar gjatë një aktiviteti të kryeministrit Rama në Lezhë. Vetë kjo parti bën me dije se anëtarët e saj janë në komisariat dhe ka kërkuar që të lirohen.
Reagimi zyrtar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”:
"Të rinj dhe banorë të Lezhës, mes tyre anëtarja jonë Arilda Lleshi, morën pjesë paqësisht në një reagim me ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Me parullën 'Na morët frymën', për ndotjen që fabrika INCA shkakton në qytetin e Lezhës dhe për shqetësimin që ka shkaktuar tek banorët e zonës, aktivistët qëndruan në heshtje dhe mbajtën distancën, duke ushtruar të drejtën e tyre për pjesëmarrje dhe shprehje demokratike nga vendi ku Kryeministri do zhvillonte takimin e tij.
Në mënyrë të pajustifikuar, Policia Bashkiake ndërhyri me forcë, duke prekur fizikisht banorët dhe duke shoqëruar tre prej tyre në komisariat.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre dhe një sqarim publik mbi këtë ndërhyrje të dhunshme ndaj qytetarëve që protestojnë paqësisht".
Lini një Përgjigje