TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 20:58

Parashikimi për Tiranën: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin banorët e kryeqytetit?

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi për Tiranën: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për

Publikohet sondazhi i parë për qarkun e Tiranës...

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të fitonte në qarkun e Tiranës më shumë mandate se partitë e tjera.

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë se: 35.2% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste; 24.6% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.7% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet”, 4.4% “Partia Mundësia” 2.8% “Lëvizja Bashkë”, 1.5% Nisma Thurje, 1% Partia e Lirisë, 0.9% parti të tjera. Ndërkohë 23.9% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%). Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%).

Parashikimi për Tiranën: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për

Po ashtu sondazhi ka treguar pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve në këtë qark.

Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.

Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.

Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.

Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.

Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.

Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.

Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë në Qarkun e Tiranës me gjithë Shqipërinë për të njëjtën periudhë kohore në të cilën janë mbledhur të dhënat (15-25 Shkurt) rezulton se Rama, Lapaj, Shehaj, Berisha, Shabani, Alibeaj dhe Meta kanë pëlqyeshmëri më të ulët në Qarkun Tiranë në krahasim me gjithë Shqipërinë, ndërkohë e kundërta ndodh për Qorin dhe Bashën.

Parashikimi për Tiranën: Nëse zgjedhjet mbahen sot, për

Lini një Përgjigje