
Ja si ju ka lezetuar pushteti Ramës dhe Berishës...
Edhe pse njëri ka 25 vite në politikë dhe tjetri 35 vite, si Edi Rama ashtu dhe Sali Berisha nuk shqiten nga politika. Rama kërkon mandatin e katërt radhazi, ndërsa Berisha kërkon rikthimin në qeveri pas 2 mandateve si kryeministër dhe “sundimit” si president.
Arsyeja kryesore që i mban të dy në politikë është frika. Të dy kanë frikë nga drejtësia dhe përdorin gjithçka për të pasur imunitet. Por përveç kësaj, është dhe e mira që të jep pushteti: pasuria.
Si Rama ashtu dhe Berisha kanë ndjekur një strategji të njëjtë. Të dy kanë deklaruar ndër vite në ILDKP vetëm pagën dhe nga një apartament, ndërkohë që familjarët e tyre notojnë në luks.
“Pamfleti” po rendit më poshtë se si ka ndryshuar pasuria e tyre ndër vite. Bie në sy se bashkëshortja e Ramës ka shumë pasuri, teksa kohët e fundit ka filluar të vërë dhe djali i tij, i cili justifikohet me veprat e artit.
Sa i takon Berishës, dihet luksi i Shkëlzenit dhe Argitës. Të dy kanë pasuri shumë të majme. Në vitin 2021, Berisha bëri deklarim të plotë pasuror kur u rikthye si deputet pas djegies së mandateve dhe aty ka deklaruar gjithë luksin. Këtu nuk futen vilat dhe apartamentet e Jamarbrit, që i ka sekuestrur SPAK.
EDI RAMA
VITI 2003
Apartament parafabrikat 1+1, fituar nga privatizimi; Studio artisti, 65 m2, trashëgimi nga babai; Koleksion nga krijime artistike; Kursime CASH, 3.5 milionë lekë.
VITI 2010
Linda Rama: Apartament me sipërfaqe 146.15 m2 tiranë, vlerë rreth 19 milionë lekë; Garazh me sip 17 m2, me vlerë rreth 1.3 milionë lekë; Tokë arë në Surrel, 2582 m2, 500.000 lekë; Tokë arë në Surrel, 1995.5 m2, 586.650 lekë; Kontratë huaje pa interes, 30 mijë euro Kontratë huaje pa interes, 40 mijë euro; kryetare bordi në Open Society Fundation, 624.000 lekë; Apartament dhënë me qira, 19.440 euro Pagesë për shkollimin e vajzës, 8.000 CHF
Viti 2013
Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39.607.741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
Llogari bankare, 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit "Kurban"; Detyrim i papaguar subjektit ndërtues të shtëpisë së banimit në Surrel me vlerë 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten;
Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë
Viti 2014
Linda Rama: Pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel, Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë Të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë
Viti 2015
Edi Rama: Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2.694.009 lekë
Djali Gregor Rama: Fituar nga shitja e veprave të artit 3.400 euro.
Viti 2016
Gregor Rama: Të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25.000 euro; Blerë veturë tip Audi, 400.000 lekë
Viti 2017
Edi Rama: Shitje apartament banimi parafab rikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5.000.000 lekë. Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3.894.352 lekë
Lindita Rama: Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6.930.000 lekë
Viti 2019
Bashkëshortja, Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 1 876 793 lekë për konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme. Bashkëshortja, Znj. Lindita Rama, të ardhura neto në vlerën 2 717 178 lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë.
Djali, Gregor Rama, të ardhura në vlerën 12 000 euro nga shitja e një automjeti të tipit “Audi” dhe të ardhura neto në vlerën 27 150 euro nga shitja e veprave të artit.
VITI 2020
Djali, Gregor Rama, të ardhura neto 25 000 Euro nga shitja e veprave të artit.
Viti 2022
Bashkëshortja Linda Rama ka deklaruar blerjen e një are, me sip 500.00 m2 dhe vlerë 25.000 euro; po arë, 600.00 m2 me vlerë 30 mijë euro;
Djali Gregor Rama deklaron blerjen e një garazhi me vlerë 1 mln lekë; deklaron blerjen e një apartamenti me vlerë 9.5 mln lekë' deklaron te ardhura nga shitja e dy veprave te mia me vlere neto 75.000 euro dhe 42.483 euro.
Viti 2023
Bashkëshortja e kryeministrit, zonja Lindita Rama, ka blerë një apartament shumë të shtrenjtë. Në deklarimin e bërë pranë ILDKP për vitin 2023, zonja deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 107 m2, me vlerë 429 mijë euro. Si të ardhura, zonja Rama deklaron të ardhura nga punësimi, qiradhënia dhe konsulenca të ndryshme ndër vite.
Ndërkaq, Edi Rama, përpos pagës si kryeministër 27 mijë euro, gjatë vitit 2023 deklaron rreth 50 mijë USD të ardhura nga puna artistike, pra nga shitja e pikturave.
SALI BERISHA
VITI 2003
Apartament banimi 69 m2, përfituar nga privatizimi, zotëron 33%
Lekë CASH: 0.5 milionë lekë
2.1 milionë lekë dhënë hua vajzës
Viti 2021
1) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, pronarë me pjesë takuese 50% secili të një apartamenti në Tiranë, Fituar me Kontrate Shkëmbimi për apartamentin e mëhershëm prone me Privatizim, Shkëmbimi ka vlerë plus 2 100 000 Lekë mbi privatizimin,kontrata e shkëmbimit ka datë 16.07.2007.
2) Bashkëshortët zoti dhe zonja Berisha, pronarë me pjesë takuese 50% secili të një bodrumi në Tiranë me vlerën sipas kontratës së shkëmbimit, të datës 16.07.2007.
3) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një apartamenti me vlerë 195 250 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 13.01.2021 dhe Kontratës së shitjes me datë 27.10.2009.
4) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një apartamenti me vlerë 200 000 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 16.09.2010 dhe Kontratës së shitjes me datë 04.09.2010.
5) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një apartamenti me vlerë 179 000 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 05.06.2015 dhe Kontratës së shitjes me datë 07.05.2015.
6) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një bodrumi me vlerë 10 000 Dollarë.
7) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një bodrumi me vlerë 17 000 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 18.05.2015 dhe Kontratës së shitjes me datë 08.05.2015.
8) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një bodrumi me vlerë 26 370 Euro sipas Certifikatës së Pronësisë me datë 26.11.2015 dhe Kontratës së shitjes me datë 21.11.2015.
9) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një gjysmë vile në Lalëz me vlerë ndërtimi 56 000 Euro dhe blerje Toke me vlerë 908 176 Lekë, të blerë në vitin 2004 sipas certifikatës së pronësisë me datë 23.05.2013. (Ndërtesa është blerë sipas kontratës së shitblerjes më 29.04.2013 ndërsa trualli është blerë nga ALUIZNI sipas kontratës së shitjes me datë 04.05.2013. Sipas kontratës së blerjes vlera e ndërtesës është 50 000 Euro por janë bërë pagesa për punime shtesë me Mandat Pagese).
10) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një ndërtese banimi në Lalëz me vlerë 155 000 Euro, blerë nëpërmjet kontratës së shitjes me datë 13.07.2021. Prona është blerë me fonde të bashkëshortit Z. Jamarbër Malltezi.
11) E bija Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një Toke bujqësore në fshatin Priskë me vlerë 4 950 000 Lekë, me sipërfaqe 3 000 m2, sipas kontratës së shitblerjes me datë 05.10.2004. Vlera sipas kontratës së blerjes është në shumën 4 950 000 Lekë por janë bërë pagesa për punime shtesë në infrastrukturë me rreth 1 000 000 Lekë.
I biri Z.Shkëlzen Berisha, pronar i një makine tip “BMW” me vit prodhimi 2012.
I biri Z.Shkëlzen Berisha, zotëron 100% të kuotave në Shoqërinë Albanian Legal Company, regjistruar me NIPT L32105027B, me kapital 100 Lekë.
I biri Z.Shkëlzen Berisha, zotëron 100% të kuotave në Shoqërinë LOGAL Sh.p.k, regjistruar me NIPT L52407001G, me kapital 100 000 Lekë.
Vitit 2022
Shkëlzen Berisha: 4 huadhënie 2,000,000.00 ALL; 2,760,000.00 ALL; 2,672,447.03 ALL; 3,659,900.00 ALL
Viti 2023
Shkëlzen Berisha: 4 huadhënie 11,040,000.00 ALL; 2,000,000.00 ALL; 7,380,100.00 ALL 1,504,800.00 ALL
/Pamfleti
Lini një Përgjigje