TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 18:28

Azgan Haklaj: Berisha e Rama kanë ujdi mes tyre, tallja me demokratët për primaret

Shkruar nga Pamfleti

Azgan Haklaj: Berisha e Rama kanë ujdi mes tyre, tallja me demokratët

Azgan Haklaj, kandidati i koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Tiranës, ka sulmuar me tone të forta, kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, që nuk mbajti premtimet që u tha demokratëve. Haklaj tha se Berisha zhbëri procesin e primareve dhe futi në lista ‘besnikët’ e tij.

Ska gjë më të tmerrshme të tallesh me demokratët. Kur nisi me foltoren tha do i vendosni ju kandidatët. Pastaj tha jo para pragut dhe pas pragut. Kush i ka bërë ujditë me Edi Ramën? Sali Berisha”, tha Haklaj për Report TV.

Nga ana tjetër ai theksoi se drejtuesi politik i Euroatlantikëve Lulzim Basha është shprehur i pari se SPAK ka marrë sërish mbështetjen e SHBA-së duke iu referuar Collen Hyland, zv.Ndihmës Sekretarja e Shtetit e cila përpara disa ditësh ka takuar Dumanin në një vizitë në SHBA.

Këta thanë që SHBA e ka hequr mbështetjen e SPAK, erdhi Basha më pas dhe tha do tja japin sërish. Edhe pas disa ditësh Ndihmës Sekretarja e Shtetit takoi Dumanin. Së shpejti do të vijë dhe ambasadori. Rama dhe Berisha po nxitojnë të bëjnë zgjedhje se gjysma e parlamentit është burg për hajni”, tha Haklaj

Ai ka thënë se ‘Euroatlantikët’ është e vetmja parti që ka program ekonomik, vetingun e politikanëve dhe ka pranuar listat e hapura. Kandidati për deputet thotë se Berisha dhe Rama i tremben listave të hapura dhe kanë rikthyer sërish marrëveshjen e 2008-së.

Ne jemi e vetmja parti që kemi program ekonomik, kemi vetingun e politikanëve. Kemi kërkuar listat e hapura. Përse i tremben ata listave të hapura. Përse u fut Rama si mi në listat e mbyllura me minjtë të tjerë. Pse e kthyen marrëveshjen e 2008-së ? Pse nuk e bën qarkullimin e elitës”, u shpreh Haklaj.

Lini një Përgjigje