
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas lajmeve të shpërndara nga mediat e opozitës se Trump ka shkarkuar Yuri Kim.
Kokalari shprehet se e vërteta është krejt ndryshe. Sipas saj, ajo ka pranuar një marrëveshje si 1 milionë amerikanë të tjerë, të cilët janë larguar me dëshirë nga puna duke përfituar 6-9 muaj pagë.
“Njerëz - qeveria Amerikane ka javë që po shkarkon masivisht personel në të gjitha departamentet e saj.
Ata që pranojnë të largohen, marrin 6-9 muaj pagesë rroge që i jep mundësinë të kenë të ardhura gjatë kohës që kërkojnë punë në sektorin privat.
Këtë marrëveshje duket se ka pranuar dhe Yuri Kim, bashke me gati një milion punonjës të tjerë. Sidoqoftë pranimi i kësaj marrëveshje nuk ka qenë i detyruar.
S’kam asnjë interes të mbroj Yuri Kim, madje relacioni im me të u shkatërrua kur i dola Berishës në krahë. S’kam pasur më kontakte që në atë kohë.
Nese ju doni të ndërtoni kështjella në ajër, vazhdoni - por kjo ide se e hoqën për veprimtarinë e saj kur ishte në detyre, nuk është aspak e saktë”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje