
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar me ironi replikat e fundit në rrjetet sociale mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, teksa tha se marrëdhënia mes të dyve nuk është më një sekret.
Sipas Berishës, kjo është një ndjenjë dashurie që më parë mbahej e fshehtë dhe tashmë është publike.
Më tej, ai shtoi se “dashuritë kanë faza”, duke ironizuar për kalimin e raportit mes dy politikanëve në një fazë publike.
"Atë që e kishin të fshehtë e nxorën hapur, mund të them se dashuritë janë me faza, kanë fazën publike, e kishin, tani dolën publikisht, zoti ua shtoftë", tha Berisha.
Lini një Përgjigje