
Sali Berisha ka nxjerr në skenë Gjin Gjonin për të mbledhur sa më shumë vota në Lezhë.
Edhe pse ai njihet si një prej gjyqtarëve me damkë në sistemin e drejtësisë, do ta kemi deputet, pasi Berisha e futi në listë të sigurt. Ai ka folur sot pasdite dhe u ka futur të “dridhurat” kundërshtarëve.
“Pjesëmarrja e anëtarëve të PD në qarkun e Lezhës në primare, dhanë një impuls tjetër pozitiv. Po ta shohësh nga numri i shifrave si në PD e Lezhës, Kurbinit apo të Mirditës, numri i pjesëmarrjes ishte superlativ dhe në vetvete përbënte faktorin e entuziasmit për të gjitha strukturat e PD.
Optimizmi është jashtëzakonisht shumë i madh, sepse strukturat e PD po fillojnë fazën e ndezjes së motorëve. Nuk është e vërtetë ai ritmi që secili prej nesh duhet të presë sepse PD doli edhe nga disa procese të mundimshme, siç ishte edhe procesi i bashkimit të strukturave sepse baza ka qenë e bashkuar.
PD vjen me një optimizëm shumë të madh, dhe kandidatët që PD ka listuar në listën për deputet bashkë me koalicionin. Janë kandidaturat spikatura, njerëz që janë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në komunitet qoftë si deputet. Shpresojmë që të ruajmë 4 deputetët në parlament, pse jo të shtojmë numrin e tyre”, tha ai në “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje