TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 20:01

Berisha prezanton programin për pronat: Olta Xhaçka gllabëroi 10 mijë metra tokë publike, i takonte kishës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha prezanton programin për pronat: Olta Xhaçka gllabëroi

Kreu i PD-së Sali Berisha ka prezantuar sot programin për pronat. Ai akuzoi qeverinë se ka bërë batërdi me pronat, teksa mori si shembull Olta Xhaçkën.

Ai tha se vetëm deputetja e PS mori 10 mijë metra katror tokë publike, ku sipas Berishës një pjesë i takon kishës.

Olta Xhaçka merr 10 mijë metra katror tokë publike, nga toka që kanë marrë këta një pjesë është e kishës. Por po hetohet. U vërsulën në mënyrë të pangopur për tu bërë pronarë. Ligji i korporatës së investimeve është ligji shkatërrimtar i pronës, është ligji i viti 1946. Një grup financiar i fuqishëm më kontaktoi kur isha kryeministër dhe premtoi investim 15 mld euro. Duke punuar me ta konstatoj se ata kishin këtë projekt. Unë i thashë që kjo nuk mund të ndodhë kurrë, që unë të autorizoj veten me ligj dhe t’ia marr tokën të tjerëve, harroje të ndodhë. Nëse këta miliarderë duan të investojnë paratë e tyre janë të mirëpritur, ti blejnë tokat me pronarët të bëjnë marrëveshje me pronarët. Ikëm ne nga pushteti, ai të ligj e votoi në parlament dhe ai ligj e autorizon atë. Kudo që ti verë syrin qeveria dhe trafikantët e tij ai ka autorizimin ta konfiskojë tokën me çmimin që do. Në një dalje unë iu kam bërë të qartë atyre të cilët bëhen përfitues nga ky ligj se nuk do ti njihet asnjë përfitim, përkundrazi do të gjuhet bashkëpunim në një krim të madh”, tha Sali Berisha.

Lini një Përgjigje