
Sali Berisha ka pranuar se ligji 7501 i futur prej tij, është një ligj i padrejtë ndaj pronës. Gjatë prezantimit të planit për pronat, Berisha tha se ai ligj u diktua nga situata dhe nevoja e asaj kohe.
”Ligjet e para që miratuam, ishin ligje të diktuara, sigurisht një realitet tjetër ekzistonte, i vështirë. Por, absolutisht miqtë e mi, ato ishin ligje të diktuara nga ajo psikologji antipronë, në të cilat kufizohej në 5 mijë metra, në 10 mijë metra njohja, kthimi dhe në shumë aspekte transformimi i Shqipërisë në një rezervat njerëzor e bënte shumë të vështirë rikthimin e menjëhershëm të tokave pronarëve.
Po të mos ishte kjo psikologji, jam shumë i sigurt që ligji 7501 nuk do ishte ky që është. Pra, ligji 7501, një ligj i padrejtë ndaj pronës, u diktua së pari nga realiteti ku 75% e shqiptarëve ishin ngujuar në fshat, dhe t’ua hiqje tokën mbeteshin vetëm me qiellin mbuluar, por asnjë diskutim që ai përcaktim, ai ligj kishte në bazë dhe psikologjinë e hapur antipronë. Pra, kjo në qëndrimin ndaj pronarëve”, tha ai.
Lini një Përgjigje