TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 21:20

"BE nuk mund të tallet", Kulla: Nëse nuk ka anëtarësim të shpejtë, duhet të bashkohemi në një shtet federativ shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

"BE nuk mund të tallet", Kulla: Nëse nuk ka

Analisti Ilir Kulla në emisionin ‘Të Pashoq’ e konsideroi si një kartë elektorale atë që po bën Edi Rama duke premtuar pasaportën e BE-së, pasi këtë çështje e ka në dorë Bashkimi Europian.

Kulla tha se BE ose do të shpërbëhet, ose do të zgjerohet, pasi nuk mund të tallet më me Ballkanin, sikundër ka bërë deri më sot.

Mendoj se çështja e anëtarësimit nuk varet nga Edi Rama, por nga BE. Unioni nuk mund të tallet më me Ballkanin, ose do të zgjerohet, ose do të shpërbëhet. Nuk ka rrugë tjetër.

Nëse për ne shqiptarët bie perspektiva e anëtarësimit në BE, për ne shqiptarët mbetet vetëm një zgjidhje, bashkimi në një shtet federative shqiptar. Nuk kemi shumë zgjidhje, ose një anëtarësim i shpejtë, ose do të shohim zgjidhje alternative, pasi vendet e vogla kanë tregje të vogla.

Nuk jemi si Serbia që ka një aleat të madh si Rusia, aleati ynë i madh SHBA, ka halle të tjera, e ka vëmendjen në çështje të tjera. Nëse do të kemi një dështim të integrimit, do të kemi në Ballkan rikthim të nacionalizmave.

I gjithë procesi i anëtarësimit për të gjithë Ballkanin nuk do të shkonte më shumë se 50 miliardë euro”, tha Kulla.

 

Lini një Përgjigje