TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2025, 21:10

Kulla: Marrëveshja Rusi-SHBA do të tregojë se çfarë do të ndodhë me Ballkanin

Shkruar nga Pamfleti

Kulla: Marrëveshja Rusi-SHBA do të tregojë se çfarë

Analisti Ilir Kulla në emisionin ‘Të Pashoq’ duke komentuar protestat në Beograd, tha se Serbia na ka mësuar me këto panorama që në vitet 1990.

Kulla tha se opozita në Serbi ka mbushur rrugët që kur ka qenë Millosheviçi në pushtet.

“Aleksandër Vuçiç do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në mos të themi se do të japë dorëheqjen.

Që kur ndodhën këto zgjedhje, pra kur u provua se po ishin manipuluar zgjedhjet duke marrë 50 mijë vota nga serbët e Bosnjes për të votuar në Beograd, humbi legjitimitetin”, tha Kulla.

Në vijim ai theksoi se Vuçiç ka mbështetësit e tij, po sheh zhvillimet e forta globale, pret marrëveshjen Trump-Putin, për të parë se si do të shkojnë gjërat.

“Nëse rusët dhe amerikanët do të merren vesh që Rusia nuk ka punë në Europën Perëndimore dhe SHBA nuk ka punë në hapësirat e ish-Bashkimit Sovjetik, atëherë Vuçiç do të kuptojë më mirë se çfarë do të thotë kjo”, tha Kulla.

Sipas tij, marrëveshja Rusi-SHBA, do na tregojë se çfarë ndodh me Ballkanin. “Uroj që të gjithë të shkojnë mirë me Trump, mendoj se do të kemi një Ballkan të orientuar drejt Perëndimit”, tha Kulla.

 

Lini një Përgjigje