
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas zgjedhjeve në Rrogozhinë, ku fitues u shpall Edison Memolla i PS.
Duke marrë shkas nga zgjedhjet e fundit në Rrogozhinë, ku komisionarët e koalicionit Bashkë Fitojmë nuk u paraqitën në kohë në qendrat e numërimit të votave, Celibashi shprehet se mënyra e administrimit të zgjedhjeve do të duhet të ndryshojë, dhe të mos jetë e varur plotësisht nga partitë politike. Ai shprehet se është domosdoshmëri ndryshimi i mënyrës së organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.
“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjellë në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.
Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ”, u shpreh Celibashi.
Lini një Përgjigje