
Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh janë vënë në lëvizje për të ndaluara zgjedhjet e së shtunës brenda PD. Basha pritet të marrë frerët e partisë dhe sot janë rikthyer debatet. Disa deputet i bënë thirrje Bardhit të marrë masa dhe ky i fundit ka deklaruar se do të thërrasë një mbledhje të Këshillit Kombëtar.
“Kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, tha Bardhi.
Në një prononcim për mediat, deputeti Bledjon Nallbati u shpreh se është e rëndësishme që në këtë situatë që ndodhet PD ka nevojë për zgjedhje reale ndaj duhet patjetër që të zbatohet statuti i Partisë Demokratike.
“276 anëtarë të këshillit kombëtar nga 453 në detyrë ishin përjashtuar pa vendim. Ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë, ishin në mbledhje por nuk ishin dakord me vendime pa korum. Vendimet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD dhe kërkojnë që sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë detyrën. Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statute. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përçarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore dhe ajo që është e rëndësishme është forcimi i PD-së”, tha Nallbati.
Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja tha se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.
Lini një Përgjigje