TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 13:18

PD nuk gjen qetësi, 7 deputetë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut: Partia nuk është pronë e askujt

Shkruar nga Pamfleti

PD nuk gjen qetësi, 7 deputetë kundër zgjedhjeve të 29

Të shtunën e 29 korrikut në Partinë Demokratike pritet që të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë por një pjesë e deputetëve janë kundër një vendimi të tillë.

Janë 7 deputetë demokratë të cilët nuk e mbështesin këtë proces zgjedhor dhe kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që të ndërmarrë hapat në të mirë të partisë.

Në një prononcim për mediat, deputeti Bledjon Nallbati është shprehur se është e rëndësishme që në këtë situatë që ndodhet PD ka nevojë për zgjedhje reale ndaj duhet patjetër që të zbatohet statuti i Partisë Demokratike.

“276 anëtarë të këshillit kombëtar nga 453 në detyrë ishin përjashtuar pa vendim. Ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë, ishin në mbledhje por nuk ishin dakord me vendime pa korum. Vendimet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD dhe kërkojnë që sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë detyrën. Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statute. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përcarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore dhe ajo që është e rëndësishme është forcimi i PD-së”, tha Nallbati.

Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja është shprehur se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.

“Një pjesë e mirë kanë kërkuar që bardhi të marrë hapa të sigurtë, me 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një një proces real. Ne kërkojmë një proces real, dhe jemi koshientë që duhet që të marrë fund koha vetë numëro dhe vetë fito. Në këtë situatë PD-së i nevojitet një proces real por për këtë duhet një proces real. Duhet që të kemi një parti më të fortë, PD ka nevojë të forcohet nuk mund ta shkatërrojmë vete partinë”, u shpreh Gështenja.

Më tej deputetët bëjnë me dije se ditën e premte, më datë 21 Korrik 2023, i kanë dorëzuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjtihshëm një relacion të detajuar, sëbashku me kërkesën për të ushtruar kompetencat e tij statutore. Të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD, ne gjejmë rastin të kërkojmë nga Sekretari i Përgjithshëm që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike.

DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:

LEFTER GËSHTENJA

BLEDION NALLBATI

RAMADAN LIKAJ

DASHNOR SULA

XHELAL MZIU

HELIDON BUSHATI

SAIMIR KORRESHI

pd qetesi zgjedhje 7 deputete

Lini një Përgjigje