TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 12:29

Berisha nuk zhgënjen, akuzon PS se vodhi sërish votat në Rrogozhinë: Të ngrihemi në protesta kundër regjimit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk zhgënjen, akuzon PS se vodhi sërish votat në

Ashtu sikundër pritej, opozita nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të reja në Rrogozhinë. Pas përsëritjes së votimit, kandidati socialist Edison Memolla fitoi me mbi 1700 vota diferencë, ndryshe nga 14 maji ku diferenca ishte 21 vota. Por Berisha doli në një konferencë shtypi, ku u shpreh se votat u vodhën. Ai kërkoi protesta kundër kësaj qeverie.

Përballja me këtë bandë që drejton me metoda mafioze shqiptarët rruga e vetme janë protestat. Me vjedhjen e Bashkisë së Rrogozhinës, Rama dhe Veliaj jo vetëm nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit. Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar që do këtë vend, që beson te fëmijët e tij meritojnë një të ardhme, jo si shtet mafioz, jo si narokoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin. Asgjë nuk mposht vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë të qëndrojnë për liri dhe dinjitet”, tha Berisha.

 

berisha rrogozhina

Lini një Përgjigje