
Pas fitores për të dytën herë në bashkinë Rrogozhinë, deputeti i PS Etjen Xhafa u shpreh se mësuan nga gabimet e 14 majit dhe u përgatitën duke qenë më afër qytetarëve e duke komunikuar me ta.
"Megjithëse zgjedhjet u ribënë si pasojë e Kolegjit zgjedhor, ne zgjodhëm ta marrim si një mundësi për të provuar që e gjithë struktura jonë duke filluar nga të 4 njësitë administrative në Rrogozhinë mund të bënte më tepër, mund të afronte më shumë qytetarë, mund të bënte më mirë dhe mund të kishte një rezultat që duket sot fare qartë.
Kemi qenë më të përgatitur për tu përballur me ato që mësuam. Kur bëhen zgjedhjet me dy muaj diferencë ke mundësi të mësosh nga gabimet. Unë besoj që pavarësisht këtij rezultati ajo fitore aq e afërt dhe e ngushtë në 14 maj na mësoi dhe ne nuk duhet të harrojmë kurrë për të komunikuar më shumë me qytetarët, për të qenë më shumë bashkëpunues," tha ai për Ora News.
Lini një Përgjigje