TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 10:06

Pas fitores së Memollës, Veliaj nuk kursen sulmet ndaj opozitës: Mirënjohje të djathtëve që braktisën politikën ‘përça e sundo’

Shkruar nga Pamfleti

Pas fitores së Memollës, Veliaj nuk kursen sulmet ndaj opozitës:

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me fitoren e thellë të Edison Memollës në Rrogozhinë, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët, ndërsa thekson se “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”.

“Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste! Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve”, tha ai.

Veliaj shtoi më tej se qytetarët e Rrogozhinës treguan se duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë.

“Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde që donin të përdornin nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty”, deklaroi Veliaj.

 

memolla veliaj sulme opozite

Lini një Përgjigje