TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2023, 12:06

Yuri Kim hedh një gurë në lum dhe peshqit mblidhen rreth Edi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Yuri Kim hedh një gurë në lum dhe peshqit mblidhen rreth Edi
Foto Ilustruese

Gracka ku ranë peshqit, ishte “dredhia” e ambasadores Yuri Kim kur lëshoi në ujërat e drejtësisë një “gur” që krijoi rrathë rreth vetes...

Ideja është e ambasadorit Donald Lu. Atë ditë që hajdutët u bënë ‘peshq’, të parët duhej të pendoheshin pse kanë lindur, të dytët të shkojnë të lumtur drejt ngordhjes.

Ata peshkatarç që gjuanin me dinamit, e dinin se peshku mblidhet edhe rreth një guri që hidhet në ujë, por era e barotit i tërbon sapo fitili lëshon aromën ndjellëse dhe njëkohësisht fatale.

Se sjelljet ekstreme i shijojnë, ambasadori Lu i pagëzoi hajdutët ‘Peshq’.

Mungesa e ndërgjegjësimit, i ndjell krijesat të injorojnë rreziqet e pashmagshme deri në paradoksin që edhe fajet t’i reklamojnë si pafajësi e kulluar.

Secili zyrtar, e ka për nder, fjala vjen, që në pak minuta kalon në xhep fitime, më shumë se rroga e disa viteve të Presidentit Amerikan, potencial i mjaftueshëm edhe për një logjikë minimale, që ata të vetëvriten.

Në fshatin tonë, jo vetëm peshqit, por edhe dhelprat bien në kurth.

Gracka ku ranë peshqit, ishte “dredhia” e ambasadores Yuri Kim kur lëshoi në ujërat e drejtësisë një “gur” që krijoi rrathë rreth vetes.

Kultura e “dijetarëve”, e humbi refleksin, pasi rrugëve të këtij vendi nuk shikon asnjë polic me bilbil në gojë, por bilbila me polic në vrimat e kordave që fërshëllejnë vetëm kur urdhëron Babloku.

Edhe në strukturat e SPAK-ut kështu ka ngjarë.

Kishte garë, cili e hedh gurin më larg në lumin e korrupsionit. Për fat të mirë, fitoi ambasadorja Yuri Kim. Por për fat të keq, “guri” i rëndë Altin Dumani, qëlloi në “xhep” të Bablokut që për çdo sy konsiderohet edhe “dinamit” që ja ka lagur fitilin ish kreu i FBI-së McGonigal.

Përtej artit, ky i trullosi gjallesat, dhe gjithandej flitet se po shpërtheu Babloku, ose “dinamiti” në dorë të amerikanëve, gjithë peshqit dalin mbi ujë e me barkun nga qielli.

Këtë e di gjithë fshati, por peshkatarët ofrojnë këshilla më artistike.

Valëzimet dhe stërkalat që po ngrihen përmbi ujin plot peshq, me ca cironka të kapura, janë eksperienca më e keqe që Babloku po e përtyp si dhia tagjinë, me emocione të forta edhe për fatin e vet.

Thelbi i dukurive është brënda lojës, ku një gur në lum hodhi Yuri Kim e peshqit u mblodhën rreth Edi Ramës./Pamfleti

yuri kim hedh një gur në lum peshqit edi rama

Lini një Përgjigje