TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 07:11

Priten arrestime për inceneratorin e Tiranës? Baton Haxhiu: Erion Veliaj frikë nga SPAK, po kërkon mbështetje në SHBA!

Shkruar nga Pamfleti
Priten arrestime për inceneratorin e Tiranës? Baton Haxhiu:
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu ka paralajmëruar se ditët në vijim mund të ketë zhvillime të rëndësishme sa i takon inceneratorit të Tiranës.

Haxhiu ka deklaruar se kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt i ka hyrë frika dhe me vizitat e fundit në Uashington po kërkon mbështetjen e amerikanëve që t’i “shpëtojë” hetimeve për aferën e inceneratorit të Tiranës i cili është nën sekuestro.

Presidente, ministra, kryetare bashkie, përfshi dhe atë që kërkon mbështetje ne Uashington janë te trembur nga SPAK. E kam fjalën për kryetarin e Bashkisë Tiranë , Erion Veliajn që me vizitat në Uashington kërkon mbështetje për SPAK”, deklaroi Baton Haxhiu në “Opinion".

Shpesh herë opozita e ka denoncuar Erion Veliajn si politikanin kryesor të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës, por SPAK deri në këto momente ka hezituar dhe ende nuk ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

 

 

baton haxhiu

Lini një Përgjigje