TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 21:17

Nga 21 Janari, te Gërdeci dhe 17 kullat, Kreshnik Spahiu mesazh demokratëve: Çfarë provash doni më shumë për Saliun?!

Shkruar nga Pamfleti

Nga 21 Janari, te Gërdeci dhe 17 kullat, Kreshnik Spahiu mesazh

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ata që i shkojnë pas Berishës dhe që po e mbrojnë me shumë pathos. Ai ka përmendur bëmat e ish-kryeministrit, duke pyetur demokratët se çfarë provash duan akoma.   

Postimi i Spahiut

Për një pjesë të popullit, kur akuzohet kryetari tyre:

- 10 milion euro s’janë prova,

- 17 kulla s’janë prova,

- 10 dëshmitarë s’janë prova,

- 4 të vrarë në bulevard s’janë prova,

- 300 të vrarë dhe plagosur Gërdec s’janë prova.

- Fabrika armësh apo piramida me lekë s’janë prova.

Të njëjtët njerëz, nëse akuzohet dikush që i kritikon:

- thashethemi është PROVË e mjaftushme për burg.

Madje edhe një shkrim në gazetën e partisë ti bind që kundërshtari është kriminel me prova (gazetat).

Bagëti me pak fjalë: Turma që shkojnë pas bariut

Lini një Përgjigje