
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha se në dosjen “Partizani” nuk ka asnjë të dhënë se ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur diku një vendimmarrje të tijën personale për të favorizuar të afërmin e tij.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se në këtë dosje del që ai që ka firmosur ka qenë kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të KRT-së.
“E kam lexuar dosjen, pjesën dërmuese dhe më bën përshtypje, që në asnjë moment nuk gjendet dot një firmë apo një vendimmarrje e zotit Berisha. Konstatoj që personi që e ka firmosur këtë dosje është Edi Rama, kryetari i KRT-së.
Zoti Berisha në mënyrën se si e kam lexuar unë këtë dosje, në të gjithë dosjen nuk ka asnjë zyrtar të shtetit që të akuzohet se ka shkelur ligjin. Nuk kemi asnjë nëpunës të shtetit që akuzohet se ka shkelur ligjin, në asnjë moment nuk kemi fakte, apo një aludim se zoti Berisha ka firmosur diku një vendimmarrje të tijën personale për të favorizuar të afërmin e tij. Ky proces ka zgjatur 12 vite”, tha ai.
Lini një Përgjigje