TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 21:48

Dosja "Partizani", Boçi: Nuk ka akuzë, gjykata ka vepruar sikur është forcë superiore në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Partizani", Boçi: Nuk ka akuzë, gjykata ka vepruar

Ish-deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.

Boçi u shpreh se ka një atmosferë dhune në mënyrën si SPAK kanë vepruar ndaj korrupsionit dhe se gjykata ka vepruar në këtë rast sikur është një forcë superiore në Shqipëri.

"Sipas Kushtetutës në Shqipëri çdo qytetari i ofrohet një proces i drejtë gjyqësor dhe mbrojtje pavarësisht formulimit të akuzës, aq më tepër këtu nuk kemi as akuzë dhe së pari gjykata duhej të kishte marrë në konsideratë faktin që është shkelur procedura e shkeljes së sjelljes së të akuzuarit pranë saj duke mos respektuar statusin e deputetit.

Verifikimi i këtij fakti do bënte që gjykata ta rikthente çështjen në prokurori dhe prokuroria të ndiqte hapin kushtetues të verifikuar të shkelur sepse tashmë nuk mund të themi që gjykata nuk ka dijeni.

Gjykata ka vepruar në këtë rast sikur është një forcë superiore në Shqipëri, sikur ka atribute të vecanta dhe ajo mund të bëjë gjithçka", tha ndër të tjerë Boçi.

Lini një Përgjigje