TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 11:40

Presidenti i Polonisë nis vizitën në Shqipëri, pritet nga Begaj

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Polonisë nis vizitën në Shqipëri, pritet nga
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe homologu polak Andrzej Duda

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mirëpritur ditën e sotme në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

Pritja e mirëseardhjes është zhvilluar me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj.

Presidenti Begaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihet i nderuar të mirëpresë Presidentin Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vita e një presidenti polak në Shqipëri.

“I nderuar të mirëpres mikun tim Andrzej Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti polak në Shqipëri.”

Nga ora 12:20-12:50 dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa nga ora 16:30-17:15​, dy krerët e shteteve do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Lini një Përgjigje